Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ “Dinastia Zidane” – Babai në pritje të katër djemve të tij: të jetë Real Madrid, vendtakimi i tyre?!

by te Sheshi
27/03/2015
in Sport, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ “Dinastia Zidane” – Babai në pritje të katër djemve të tij: të jetë Real Madrid, vendtakimi i tyre?!

Nga: Drilon Sylejmani

Kjo pa dyshim që mund të jetë dinastia më e madhe e krijuar ndonjëherë në futboll, ku prindi udhëheq katër bijtë e tij. Fjala është për Zinedine Zidane, që aktualisht është trajner i ‘Real Madrid Castillas’; dhe në pritje që të jetë trajner i katër djemve të tij, të cilët janë pjesë e akademisë së gjigantit spanjoll.

Aktualisht duket e pamundur, pasi francezi është trajner i një grupmoshe më të rritur se fëmijët e tij, mirëpo gjasat janë që ai të jetë zëvendësuesi i Karlo Ançelotit, pra të marrë timonin e skuadrës së parë.
Gazeta britanike Daily Mail ka shkruar për një mundësi të mundshme që Zidane mund t`i ketë në skuadër katër djemtë e tij.

Pozita e trajnerit

Zinedine Zidane i ka kaluar tri ditë në Mynih këtë javë duke monitoruar  trajnimet e Pep Guardiolas; dhe klubi i tij Real Madrid e sheh pikërisht Zidanen pasaardhës të spanjollit për të ndërtuar një skuadër siç kishte bërë Pep me Barcelonën.

26FAEFAC00000578-0-image-a-70_1427292105233

Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka shprehur haptaz dëshirën që Zidane një ditë të bëhet trajner i skuadrë së parë dhe, si po shkojnë gjërat, ajo ditë mund të vije shumë shpejt, për të mos thënë në fundin e sezonit.

Sezoni i ardhshëm mund ta gjejë Zidanen në pozitën që ishte Guardiola në vitin 2008. Pasi u gradua nga sistemi i të rinjve, morri frenat e skuadrës së parë, duke drejtuar kështu njërën nga anijet më të mëdha në botë. Ai do të drejtojë yjet më të mëdha të futbollit, do të ketë raport më të afërt me mediat dhe me rivalët, por a do të jetë i suksesshëm?

Zinedine aktualisht është trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit e cila bën gara në njërën nga katër divizionet e Ligës së tretë. Nëse skuadra e tij ‘Castilla’ arrin të triumfojë në divizionin e saj, do të ketë mundësinë të luajë në Play-off për inkuadrimin në Ligën e Dytë sezonin tjetër. Por deri atëherë, Karlo Ançelotti mund të ketë mbledhur valixhet nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe Zidane është i gatshëm për t`i vendosur të tijat.

Nuk ka diskutim se francezi kërkon të ndërtojë një profil kampioni në punën e tij të re, por ai duhet të marrë mësime njëherë sikurse që bëri me ndjekjen e seancave stërvitore të Pep Guardiolas në Mynih dhe Marcelo Bielsas në Marsejë.

Nëse nuk ndodh që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës së parë të Real Madridi, ai ka dhe një pistë tjetër në të cilën mund të aterojë.  Zizu ka shprehur haptas dëshirën që një ditë të jetë seleksionues i Kombëtares Franceze dhe ekziston mundësia që ta udhëheqë skuadrën në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2016, pikërisht në Francë.

Federata e Futbollit Francez është e interesuar që personalitetin e tij që e bart me vete në fushën e futbollit, ta ketë edhe në përfaqsuesen trekolore së cilës po i mungon shpirti i një lideri.
 Zidane ka mundësi ta udhëheqë Francën drejt titujve evropian e botëror siç ishte rasti në vitin 1998

zidane-3_full_diapos_large Zidane ka bagazhin e një futbollisti të madh, gjë të cilën synon ta bëjë edhe si menaxher, mirëpo duhet të ketë parasysh se disa yje botërorë kanë dështuar në këtë aspekt, siç është rasti i Diego Armano Maradonës, Peles e disa të tjerëve. Por ai shembujt duhet t`i marrë nga Alfredo Di Stefano dhe Johan Cruff të clët kanë ndërtuar filozofi dhe sistem të lojës.

E ardhmja e fëmijëve…

Enzo 

enzo zidane

Ai tashmë është një yll i kadetëve të Real Madridit. Mban numrin 10 mbi supe njësoj sikurse i ati, deri sa në fanelë mban mbiemrin e nënës së tij Fernandez. Enzo tashmë ka zgjedhur për ta përfaqësuar Spanjën edhe pse kishte në opsion tri shtete të tjera, mirëpo kjo tashmë i kalon të kaluarës pasi futbollisti është pjesë e Kombëtares U19.
 
Luca

torneo de futbol /

Enzo ka vendosur t`i përngjajë të atit të tij, duke luajtur në pozicionin e mesfushorit sulmues, ndërkohë fëmija i dytë i Zizus i lindur menjëherë pasi i atij e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998, ka vendosur të bëhet zëvendësues i Iker Casillasit në Real Madrid. Aktualisht, Luca luan për 17 vjeçarët e Real Madridit, në skuadrën e njohur si Juvenil B.

Luca Zidane Ferandez është i impresionuar nga Iker Casillas dhe beson se një ditë mund të jetë zëvendësuesi i tij

Theo dhe Elyaz

Dy fëmijët e vogël të Zidane kanë lindur në Spanjë, njëri është 10 vjeç, ndërsa tjetri 13. Që të dy janë pjesë e Akademisë së Real Madridit në grupmosha të ndryshme, ndërsa luajnë në rolin e njejtë, atë të mesfushorit qendror.
theo

Elyaz-750x330Sikurse dy vëllezërit e mëdhenj edhe këta të vegjlit kanë mundësinë e zgjedhjes së cilën Kombëtare do ta përfaqësojnë. Spanja është vendlindja e tyre, Franca e babait të tyre, ndërsa Algjeria e gjyshit të tyre. Në rast se nuk zgjedhin Përfaqësuesen e njëjtë për ta përfaqsuar, në të ardhmen do të kemi mundësi të tjera t`i shohim vëllezërit teksa luajnë për shtete të ndryshme, siç është rasti i vëllezërve Boateng.

A do të ndodhë që Dianastia Zidane të bëhet realitet në Santiago Bernabeu?

Ndoshta është e pamundur të thuhet për dy vëllezërit e vegjël, mirëpo për dy të parët rruga tashmë është hapur dhe opsionet për të ndodhur një gjë e tillë janë bukur të mëdha. Por, ndoshta nuk do të mund të jenë nën llupën e Zizus kur të dalin në skuadrën e parë.

Së pari, Zinedine duhet të marrë postin e trajnerit të parë të Real Madridit. Rrugës do të mund t`i gjejë edhe fëmijët e tij të cilët duhet shkuar gjurmëve të babait të tyre, nëse dëshirojnë vërtetë të jenë pjesë e arenës së kampionëve.

Fëmijët e disa yjeve kanë dështuar të gjejnë rrugën e të etërve të tyre. Kështu, Edinho djali i Peles, ishte portier i Santosit deri në kohën kur droga dhe alkooli, ndërhynë në jetën e tij.

Karriera prej një futbollisti ishte e shkurtër edhe për djalin e Maradonës, Diego Sinagra, i cili ishte pjesë e klubit italian Napoli, por që sa nuk arriti t`i përmbushë objektivat e pritura, paksa të vështira duke pasur parasysh karrierën e Maradonës si futbollisti më i miri në botë.

Fëmijët e Zidane-s në mënyrë të qartë kanë talent për të ndjekur gjurmët e atit të tyre dhe, me babin e tyre në prag të një karriere menaxheriale në Real Madrid, mundësitë e që të shoim një ‘Dinasti Zizou’ nuk mund të përjashtohet. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër
Sport

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin
Sport

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Next Post
Amerikanët – Berishës: Çështjen “Doshi” zgjidheni vetë, ne nuk merremi  me të

Ambasada e SHBA: Prokuroria të sigurojë proces të drejtë por të vazhdojë operacioni i pastrimit të politikës

Kosova e pafuqishme përballë Werder Bremenit: humbet 2-0

Kosova e pafuqishme përballë Werder Bremenit: humbet 2-0

Arrestimi i dyshes Doshi – Frroku, reagon KE: E mbështesim

Arrestimi i dyshes Doshi – Frroku, reagon KE: E mbështesim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni