SPAK nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e Arben Ahmetajt, për të cilin ka një urdhërarrest, por siç Altin Dumani, kreu i institucionit të frikshëm hetimor, dalë në një konferencë për mediat, pritet të ketë supriza lidhur me emrin e tij.
“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese”, ishte përgjigja e thatë e tij.
Dumani kishte një përgjigje dhe për Belerin, po aq të thatë, duke thënë se është një çështje si gjithë të tjerat, duke shtuar se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.
Dumani sqaroi se po hetohet për Gërdecin, Klubin Partizani dhe Sterilizimin. /tesheshi.com/