Qytetarët e Kosovës nuk besojnë që përfshirja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë garanci për një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës, thuhet në sondazhin me titull “Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi: Këndvështrimi i qytetarëve”, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Këtë qëndrim pesimist e kanë shfaqur 60 për qind e qytetarëve të anketuar.
Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi, ka deklaruar në konferencë për media se sondazhi ka për qëllim të vërë në pah qëndrimin e qytetarëve për rolin që presidenti i vendit do të ketë në këtë proçes, për rolin e Kuvendit në proçesin e dialogut, rolin e BE-së, dhe se si qytetarët e shohin normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.