Manjati amerikan, Donald Trump qëndron në krye të sondazheve mes republikanëve në shkallë kombëtare, edhe pse ka dyshime të forta nëse ai do ta mbajë gjatë këtë pozicion. Në sondazhin publikuar nga Washington Post dhe ABC News, Trump qëndron në krye me 24 për qind të mbështetjes mes republikanëve të regjistruar si votues, shumë përpara rivalëve të tij më të afërt, guvernatorit të Wisconsin, Scott Walker (13 për qind) dhe guvernatorit të Floridas, Jeb Bush (12 për qind).
Ka shenja se disa nga komentet e së shtunës nga ana e Trump që vinte në dyshim shërbimin ushtarak të senatorit McCain mund të kenë fshirë një numër votash. Sondazhi, kryer nga e enjtja në të dielë, gjeti rënie të mbështetjes për Trump në intervistat e realizuara ditët e fundit.
Ndërkaq, 54 për qind e republikanëve mendojnë se Trump nuk reflekton vlerat themelore të partisë Republikane, ndërsa 31 për qind nuk do të votojnë për të, nëse ai nominohet për kandidat. Por, dy herë më shumë se kjo shifër thonë se nuk do të votojnë për Bush nëse ai përzgjidhet për garën e Shtëpisë së Bardhë në 2016. /tesheshi/