Skuadra Hajvalia e superligës së Kosovës ,tashmë është e njohur për veprime dhe vendime mjaft interesante. Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur të therin një kurban për t’u sjellë fat, pasi me rezultatet e arritura në startin e kampionatit vështirë se do e arrijë titullin e kampionit, objektiv ky i kahmotshëm i skuadrës nga periferia e Prishtinës.
Për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive, Hajvalia ka prerë një kurban. Skuadra e trajnerit Ismet Munishi, ka prerë një kurban në stadiumin e Kizhnicës, me shpresën se do të rikthehen te fitoret.
Mbetet të shihet nëse do t’u sjellë fat, dashi i therur. Ndërkohë ndeshjen e radhës, Hajvalia do ta zhvillojë kundër liderit aktual të superligës, Gjilanit. /tesheshi.com/