Një furgon më nxënës është aksidentuar, ngjarje e ndodhur në fshatin Vërzhezhë të Beratit. Automjeti ka dalë nga rruga teksa po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj drejt shkollës së Çorovodës.
Si pasojëjanë plagosur 10 nxënës, ku katër prej tyre, të gjithë 17-vjeçarë, janë dërguar në spitalin e Beratit, ndërsa një shoqe e e tyre po transportohet drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. 5 nxënës të tjerë janë lënduar lehtë dhe po mjekohen në spitalin e Çorovodës. /tesheshi.com/