Pesë humbje dhe një fitore është bilanci i Skënderbeut, në garën e Ligës së Europës. Kampionët e Shqipërisë, mbyllin me disfatë aventurën në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë. Korçarët i bëjnë “dhuratë” Lokomotivës së Moskës, që falë triumfit në “Elbasan Arena” (0-3), vazhdojnë të shijojnë edhe më tej garën.
Një lojë që ndoshta nuk e meritonte të kishte rezultatin e tillë, ashtu si dhe aventura e “ujqërve” në Ligën e Europës, mirëpo korçarët duhet të dorëzohen përballë këtyre rezultateve, teksa shohin vetën në pozitën e fundit në grupin H, me një sfidë “malore” para vetës, duke parë Europën tashmë me një sy tjetër.
Një gol në fillimin e hershëm të ndeshjes (Tarasov 18’) dhe dy të tjerë në fundin e saj (Niase 89’ dhe Samedov 90+1), i kanë shuar çdo shpresë të besuarve të Mirel Josës, që nga ky takim të nxjerrin ndonjë kujtim që do veçohej në vitet e ardhshme të historisë.
Megjithatë, kujtim i vetëm i bukur mbetet triumfi në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës (3-0), duke u fokusuar tashmë në kampionat me qëllim që të prenetojnë sërish biletën për në Europë, sezonin e ardhshëm. /tesheshi.com/