Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria “Mustafa” në një vit: si e nisi dhe si e bitisi. Flet Arian Janova i IHAS-it

by te Sheshi
11/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria “Mustafa” në një vit: si e nisi dhe si e bitisi. Flet Arian Janova i IHAS-it

Nga Blendi Gashi

Pak ditë më parë, më 9 dhjetor u bë një vit kur Isa Mustafa u votua si kryeministri i qeverisë së re të Kosovës.

Në fjalën e tij pas mandatimit në krye të ekzekutivit, Mustafa u zotua se do të punonte me përkushtim e ndershmëri për zhvillimin e vendit.

Por, pas një vit qeverisje, situata ekonomike ka mbetur e njëjtë, papunësia në shifra enorme dhe brengat e qytetarëve vetëm sa janë rritur.

Që në ditët e para qeveria Mustafa është përballur me protesta e pakënaqësi të ndryshme qytetare, me ikje masive ilegale të qytetarëve nga vendi në drejtim të shteteve perëndimore, derisa manifestimet e opozitës kundër dy marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria, asaj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi po vazhdojnë edhe sot nëpër qytete të ndryshme të vendit.

janova

Punën e Qeverisë e ka monitoruar në vazhdimësi edhe Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale (IHAS).

Portali, mbarëkombëtarë tesheshi.com ka realizuar një bisedë me drejtorin e këtij Instituti, Arian Janova, i cili ka folur për punën një vjeçare të qeverisjes Mustafa-Thaçi.

Drejtori i IHAS thotë se puna një vjeçare e qeverisë, kryesisht është kushtëzuar me bisedimet me Serbinë që janë mbajtur në Bruksel.

Ai thotë se koalicioni qeverisës PDK –LDK- Lista Serbe, që në fillim të punës u përballë me pakënaqësi qytetare si pasojë e fyerjeve nga njerëz të kabinetit qeveritar (ministri i shkarkuar Alkesandër Jablanoviq) drejtuar nënave gjakovare.

Themelimi i Speciales, dështim në start i qeverisë Mustafa

Drejtori Janova shprehet se qeveria e udhëhequr nga Mustafa –  Thaçi është përballur me disa sfida kryesore dhe është kushtëzuar me disa faktorë që përveç bisedimeve me Serbinë janë edhe themelimi i Gjykatës Speciale, situata jo e favorshme ekonomike në vend si dhe marrëdhëniet e vështira e partite opozitare.

Ai numëron disa dështime të qeverisë që kanë ndodhur gjatë punës një vjeçare, premtime të cilat mbetën në letër por nuk u realizuan asnjëherë, si luftimi i korrupsionit, punësimi, zhvillimi ekonomik i vendit, shëndetësi më e mirë, arsim më cilësorë, rritje të njohjeve etj.

“Themelimi i Gjykatës Speciale mund të konsiderohet në start një dështim pasi që përbrenda koalicionit kishte mungesë të koordinimit dhe pakënaqësi të shumta, mirëpo pas shumë presioneve të bëra tek deputetët në fund ky synim i qeverisë u realizua me votat e pozitës”.

“Zhvillimi  dhe rritja ekonomike janë cilësuar prioritete të qeverisë Mustafa, konkretisht kryeministri Mustafa në planprogramin qeverisës pati premtuar rritje të GDP-së vjetore 7 %, por që rritje reale gjatë ketij viti ka pak mbi 3%”.

“Shifrat 6 shifrore të punësimit janë premtime elektorale dhe pas formimit të koalicionit qeverisë, kryeministri në deklarimet e tij premtoi punësim vjetor në normën prej 5% të papunëve vjetor, mirëpo ky punësim ka mbetur vetëm një premtim që le për të shpresuar”.

“Situata jo e mirë në fushën e arsimit në të gjitha nivelet e tij deri tek niveli i arsimit të lartë, ku ndikimi i politikës në këtë sektor ishte i dukshem”.

“Mungesa e një strategjie nga ana e qeverisë për luftimin e korrupsionit, pikë kjo e cila është  gjetje kyqe edhe në Raportin e Progresit”.

“Emërimet politike në Bordet e pavarura dhe në institucionet tjera siç është Gjykata Kushtetuese  janë mjaft shqetësuese për faktin që për këto vërejtje kanë dhënë edhe ambasadorët e vendeve mike në Kosovë”.

“Njohjet janë një dështim i radhës i qeverisë Mustafa, ku për një vit pune janë arritur një numër  minor i njohjeve, kurse pritjet kanë qenë më të mëdha”.

“Si pritoritet i rendit të parë nga qeveria konsiderohet edhe sektori i shëndetësisë, por buxheti për këtë sektor në veçanti në sektorin e furnizimit me barna është zvogëluar për rreth gjysmë milioni euro”.

“Mosanëtarsimi në UNESCO,  ku fokusi kryesor i MPJ-së ishte në këtë sektor dhe u shpenzua një shumë e konsiderueshme e mjeteve për udhëtime zyrtare, është një dështim i cili mund të konsiderohet si fitore për shtetin fqinjë”.

“Mungesa e dialogut me opozitën, vë në pikpyetje premtimin e kryeministrit për dialog dhe bashkëpunim me minorancën politike”.

“Ndër çështjet me prioritare dhe e cila është dashur të jetësohet qysh në ditët e para të këtij mandati qeverisës është krijimi i Forcave të Armatosura, por që ende nuk është sponsorizuar nga qeveria në tryezen e Kuvendit”, thotë Janova.

MSA: suksesi më i madh, ja sfidat që e presin ekzekutivin

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Analiza Sociale, Arian Janova, thotë se gjatë punës një vjeçare Qeveria ka pasur edhe disa të arritura si nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, rritja e asistencës sociale si dhe tentative e kryeministrit për të sjellë investiturë të huaj në vend.

“Në fillim të mandatit qeverisës kryeministri Mustafa mori vendim për uljen e shpenzimeve qeveritare, vendim ky i cili u përshëndet nga shoqëria civile dhe njohësit e fushës dhe qytetarët në përgjithësi”.

“Rritja e asistencës sociale nga ana e qeverisë konsiderohet si vendim i cili ndikoi drejtpërdrejt sadopak në mirëqeninen e qytetarëve të kësaj kategorie”.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është e arritur në aspektin ndërkombëtar, konkretisht në rrafshin e integrimeve evropiane. Me këtë konsiderohet që Kosova është një hap me afër Bashkimit Evropian dhe cilësohet si hap i cili ndikon edhe në investimet e huaja në Kosovë”.

“Vizitat dhe tentativat e kryeministrit Mustafa për sjelljen e investitorëve të huaj, konkretisht i disa kompanive serioze të gjermanisë, konsiderohet si sinjal pozitiv që në të ardhmen mund të ndikoj në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit”, është shprehur Janova.

Drejtori i IHAS duke folur për sfidat që e presin ekzekutivin e vendit, ka thënë se ato do të jenë të njëjta si edhe këtë vit, si luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, formimi i ushtrisë së Kosovës, vazhdimi i dialogut me Serbinë, zbutja e papunësisë e tema të tjera relevante. /tesheshi.com/

Related Posts

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit
Politikë

Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

01/07/2025
Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!
Politikë

Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!

01/07/2025
Next Post
Nga Redi SHEHU: Të shkatërrojmë bunkerin e madh brenda të cilit kemi ngecur të gjithë

Nga Redi SHEHU: Të shkatërrojmë bunkerin e madh brenda të cilit kemi ngecur të gjithë

Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik dënon retorikën raciste e armiqësore ndaj refugjatëve e muslimanëve

Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik dënon retorikën raciste e armiqësore ndaj refugjatëve e muslimanëve

Ronaldo u përgjigjet atyre që e thërrasin “penaldo”

Ronaldo u përgjigjet atyre që e thërrasin “penaldo”

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni