Skëndërbeu i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve pasi pësoi edhe disfatën e dytë në duel me Dinamon e Zagrebit. Një rezultat më bindës së ndoshta e gjithë loja (4:1) e ka detyruar skuadrën korçare që para kohe ti thotë lamtumirë Championsit duke mos shijuar kështu në tërësi garën më prestigjioze në botë.
Me rezultat të përgjithshëm 6-2 nga dy ndeshjet Dinamo Zagrebit është kualifikuar për në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve përballë skuadrës shqiptare Skënderbeu që për herë të parë në histori ka arritur deri në këtë fazë. Goli i brazilianit Esquerdinha ka qenë vetëm një shkëndi e vogël që Skënderbeu të mos tregohej tërësisht inferiore ndaj kampionëve kroat të cilët kanë realizuar katër gola në këtë përballje për të vërtetuar kualifikimin.
Megjithatë, futbollistët e Skënderbeut do vazhdojnë ëndrrën europiane deri sa do jenë pjesë e grupeve të Europa Ligës.
/tesheshi.com/