Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skënder Hyseni, ky i paditur i madh! Ja rastet kur cenohej siguria dhe kreu i Rendit në Kosovë “flinte”

by te Sheshi
30/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Skënder Hyseni, ky i paditur i madh! Ja rastet kur cenohej siguria dhe kreu i Rendit në Kosovë “flinte”

Nga Blendi Gashi

Emërimi i Skënder Hysenit në postin e ministrit të Punëve të Brendshëm pas formimit të qeverisë nga koalicioi PDK-LDK, saktësisht më datë 14 dhjetor, befasoi dhe la të shtangur shumëkënd, veçanërisht njohësit e fushës së sigurisë.

Arsyeja është se shkollimi i tij nuk lidhet asapak me fushën e sigurisë apo drejtësisë, pasi Hyseni ka të përfunduara studimet universitare në degën e gjuhës dhe letërsisë angleze, dhe më pas vëmendja e tij është përqendruar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme dhe sistemeve politike.

Dy vjet pas nga ushtrimi i një prej dikastereve më të rëndësishme, po vërtetohet se brengat e shfaqura në opinionin publik janë reale.

Skënder Hyseni, nga taborri opozitar, njohësit e rrethanave politike, por veçanërisht nga ekspert të sigurisë si një nga ministrat më të dështuar të kabinetit qeveritar “Mustafa”.

Ndonëse misioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme që drejtohet nga Hyseni është të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ministri aktual në disa raste ka treguar se ai është tërësisht i papërgatitur për pozitën që mban.

Për shumë ngjarje të ndjeshme që lidhen kryekëput me sigurinë në vend, Hyseni në vend se të jap informata të detajuara, çuditërisht ka shokuar opinionin me deklarimet e tij se “nuk ka informata”.

Portali tesheshi.com ka marrë tre raste kur ministri Hyseni në vend se të informoj saktë opinionin, ai del në opinionin (ndoshta dhe qëllimshëm deklarohet) se nuk ka poseduar informata për raste të caktuara që kanë cënuar sigurinë në vend.

Andaj, shtrohet pyetja se kush do të duhej të posedonte informata për sigurinë në vend, a thua, misnitri i Kulturës? (që për një kohë këtë post e ushtroi edhe vet Hyseni).

“I painformuar se cilët aktivistë të VV-së u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit”

Ministri i Brendshëm së fundmi në një prej emisioneve kosovare ku është ftuar është pyetur edhe përr arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV-së si të dyshuar për sulmin ndaj kuvendit të Kosovës (njëri prej tyre tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, që vdiq më 5 nëntor derisa po qëndronte në burgun e Prizrenit).

Ashtu si jo rrallë herë, ministri Hyseni në Rubikon të KTV-së tha se ka pasur njohuri se do të ketë arrestime mirëpo jo edhe për emrat.

“E kam ditur se dikush do të arrestohet mirëpo nuk kam pas informacion për emrat se kush do të arrestohet”, ka thënë ai.

Kjo përveç një deklarate skandaloze njëherit tregon se sa i përkushtuar dhe i inetersuar është ministri i Brendshëm të ofrojë siguri në vend.

Është e habitshme se si Hyseni si ministër është informuar se janë arrestuar disa aktivistë të VV-së (ndoshta është informuar nga mediat), e nuk ka ditur se kush janë personat e arrestuar.

Por Hyseni mosinformimin e tij për emrat e mbulon me deklaratën se “nëse organet e policisë së Kosovës kanë vlerësuar se është në rregull atëherë një udhëheqës demokratik nuk ka arsye që të dyshoj mbi atë rast”.

Pavarësisht të gjithave, ministri i Brendshëm, gjithësesi duhet të ketë informata të detajuara për arrstimet që lidhen më politiken, e konkretisht për arrestimet që bëhen ndaj institucionit ligjvënës.

Hyseni i painformuar edhe për ndërhyrjen e dhunshme të policisë në zyrat e VV-së

Një tjetër rast që lidhet sërish me partinë e parë opozitare Vetëvendosje e bën Hysenin të painformuar.

Ndërhyrja në zyrat e VV-së nga policia e Kosovës në mënyrë të dhunshme, saktëisht Ditën e Flamurit më 28 Nëntor, del të jetë një rast tjetër për të cilin Hyseni nuk është infomuar.

“Unë ju garantoj se si Ministër i Brendshëm nuk kam qenë i informuar që policia ka me ndërhy në zyrat e VV-së”, ka thënë Hyseni, në një intervistë dhënë për mediat kosovare pas rastit në fjalë.

Ai duke dashur të arsyetohet për mos informimin e këtij rasti ka thënë:

“Edhe thjesht nuk duhet me qenë në dijeni sepse me pas pyet policia a duhet ta bëjmë a jo do të ishte shkelje e ligjit, ma mirë që nuk më kanë pyet se ju kisha thanë jo”, ka deklaruar Hyseni.

Ministër duhet ta kuptojë se assesi nuk guxon të rri indiferent dhe të mos jetë i informuar për një rast tejet të ndjeshëm që cënon sigurinë në vend, siç edhe ndodhi me rastin e hyrjes së policisë me dhunë në zyrat e partisë së parë opozitare, ndërhyrje kjo që më pas shkaktoi përleshje të përgjakura në Prishtinë.

Në këtë rast, Hyseni si ministër i Brendshëm dështoi të mbroj tri nga prioritetet strategjike të ministries që drejton;  të siguroi mbrojtjen e jetës dhe pronës (u lënduan rëndë shumë persona dhe u shkatërruan shumë bizenese private), të siguroi lirinë e lëvizjes për qytetarët (u cënua liria e lëvizjes për qytetarët që më 28 Nëntor 2015 ishin në Prishtinë për të festuar festën e Flamurit), dhe nuk arriti të garantoi rendin dhe sigurinë publike.

Një rast tjetër që drejtëpërdrejt nuk lidhet me shtetin e Kosovës por që qytetarë të saj ishin të përfshirë është edhe rasti i Kumanovës, ku u vranë edhe qytetarë nga shteti ynë.

I painformuar edhe për  Kumanovën ku humbën jetën kosovarë

Ministri Hyseni në deklarimet për media ka mohuar të ketë pasur informacione për situatën në Maqedoni, nga Agencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar as një raport nga AKI për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur”, deklaroi Hyseni në një nga raportimet e bëra në komisionin parlamentar për sigurinë.

Hyseni tha se ngjarja në Maqedoni është përgjegjësi ekskluzive e shtetit maqedon, derisa akuzoi autoritetet maqedonase se po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave të të vrarëve, duke thënë se nuk e di sa është ky numër.

Ngjarja ka ndodhur në Maqedoni dhe dihet se shteti i Kosovës nuk është përgjegjës për atë çfarë ndodh në një shtet tjetër, por shteti ynë është dashur të ketë informacione për mundësinë e bashkangjitjes së shqiptarëve të Kosovës në konfliktin e Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë të mundohet të mbrojë jetën e qytetarëve të saj.

Duke parë të tri rastet e lartcekura, konkludohet se Skender Hyseni është ministri më i painformuar në kabinetin qeveritar “Mustafa”.

Përkundër këtyre dështimeve, dhe kritikave të vazhdueshme e sidomos ditëve të fundit të kërkimit të përgjegjësisë nga ana e shoqërisë civile për rastin e vdekjen së aktivistit të VV-së Astrit Dehari, ministri Hyseni ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Kënaqësia e kërcitjes së gishtave, ja çfarë thonë mjekët për pasojat në shëndet

Kënaqësia e kërcitjes së gishtave, ja çfarë thonë mjekët për pasojat në shëndet

Pranga 5 doganierëve, manipuluan 400 mln dollarë detyrime të një biznesi

Pranga 5 doganierëve, manipuluan 400 mln dollarë detyrime të një biznesi

Basha bllokon sërish Vettingun: “Është përkthyer gabim, të rishqyrtohet nga Venecia”

Basha bllokon sërish Vettingun: “Është përkthyer gabim, të rishqyrtohet nga Venecia”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni