Talat Xhaferi e ka kaluar lehtshëm atë skenë me të cilën u ballafaqua në parlament, ku ndaj kryeministrit Rama u qëllua me bojë nga ana e deputetit Paloka.
“Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kam kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht”, tha Xhaferi, duke iu referuar votimit unanim të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO.
“Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedonin e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëmshmitar i miqësisë së vërtetë. Marëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkepunimit politik kulturor”, theksoi më tej politikani shqiptar. /tesheshi.com/