Edhe pa lidhje me politikën, është politizuar gjithsesi ngjarja te “Petro Nini”, ku 16 familje nuk pranonin të dilnin nga një godinë, pasi Përmbarimi i mbërriti aty për zbatimin e një vendimi gjyqësor.
“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, shkroi kryeministri Rama.
“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.
PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast”, shkroi ministri Lleshaj.
“1/2 Bashkia Tiranë nuk ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat.
1/2 E megjithate Bashkia Tiranë eshte gati qe SOT t’i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!”, shkroi më pas dhe krtebashkiaku Veliaj.
Ngjarja bëri bujë për shkak të skenave të pazakonta të familjarëve që reagonin ekstremisht ndaj Përmbarimit. /tesheshi.com/