Një aksident i frikshë ndodhi në Grand Prix të Bahreinit.
Në xhiron e parë, pas disa kthesave, piloti i një Haas-i, Roman Grosjean humbi kontrollin e makinës kur parakaloi Daniil Kvyat.
Grosjean goditi mbrojtëset anësore, ku më pas makina u nda më dysh e morri flakë. Për fat, piloti francez ia hodhi pa lëndime.
Ai arriti të dilte menjëherë nga makina dhe iu dha ndihma mjekësore.
Sipas informacionit të parë, Grosjean ka djegie të vogla. /tesheshi.com/