Kryeministri Rama ndodhet në Fier, aty ku Vjosa kërcënon me përmbytje, siç ndodhi dhe tre vjet më parë. Aty, duke folur me banorët, shefi i qeverisë ka falenderuar opozitën dhe kreun e saj Basha, që një natë më parë bën thirrje për përshpejtimin e përfundimit të seancës, duke u tërhequr më së pari vetë nga fjalimet për buxhetin, në mënyrë që politika të zbriste në terren për t’ju gjendur pranë njerëzve.
Rama tha se po bëhet ç’është e mundur që në këtë situatë të pazakontë, pasojat të jenë sa më të vogla dhe mbi të gjitha mos ketë kosto në njerëz.
“Kemi gatishmëri maksimale pasi kemi nxjerrë mësime të eksperiencave të shkuara dhe kalimin e emergjencave civile në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vet. Situata ishte e paralajmëruar”, tha kryeministri. /tesheshi.com/