Meteorologu i njohur grek, Sakis Arnautoglou – që mbiemri me trajtë turke do të thotë “bir shqiptari” – ka bërë disa parashikime për t’u shqetësuar në lidhje me shirat e rrëmbyeshëm që pritet të bien në territorin grek, por dhe në atë shqiptar, sidomos në jug.
Madje, siç raportin TCH, Arnautoglou dha një sinoptikë të asaj çfarë mund të ndodhë në Shëqipëri, pasi tha se sasia e reshjeve që do të bien nga e enjtja deri të dielën në mbrëmje në Greqi, kryesisht atë veriore, do të jetë e barabartë me gjithë sasinë që bie në Shqipëri për gjysmë viti.
“Edhe në Shqipëri kushtet do të jenë tepër të këqija. Do të kemi shira të vazhdueshëm, nga e enjtja deri të shtunën të pakten, reshje të cilat do kenë edhe tension edhe vazhdimësi. Dhe ndoshta shkaktojnë edhe probleme, rritje të menjëhershme të nivelit të lumenjve dhe përrenjve, përmbytje në zona të caktuara ose edhe rëshqitje dheu”, tha Sakis Arnautoglou. /tesheshi.com/