Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Simptoma ballkanike e mjekëve britanikë: pse duan të ikin e ku duan të shkojnë?

Për ata që u ka mbetur goja “Shqipëria, Shqipëria…”: eksodi në shëndetësinë e një fuqie europiane e botërore

by te Sheshi
26/06/2023
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Simptoma ballkanike e mjekëve britanikë: pse duan të ikin e ku duan të shkojnë?

Një numër rekord mjekësh dhe infermierësh të pakënaqur duan të largohen nga Britania e Madhe duke synuar Australinë dhe Dubain, të cilat mund të jetë destinacioni i tyre i preferuar. Është kjo një panoramë e trishtë alla Ballkan në një prej fuqive ekonomike europiane e botërore, ku jo pak ballkanas, sidomos shqiptarë, duan të shkojnë. Por që dhe atje nuk qenka ai realitet që ëndërrohet. Shëndetësia e tregon këtë.

Pothuajse 25,000 aplikime për marrjen e dokumenteve të nevojshme për punë jashtë vendit i janë dërguar organit rregullator shëndetësor britanik në vitin 2022, shkruajnë mediat e Londrës.

Kjo e tejkalon ndjeshëm shifrën prej 10,000 nga koha para pandemisë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se “eksodi sapo ka filluar” dhe thonë se statistikat duhet të alarmojnë qeverinë dhe t’a nxisin atë për reagim.

Mjekët e pakënaqur

Mjekët e pakënaqur thonë se pandemia ka zbuluar se sa pak vlerësohen në Mbretërinë e Bashkuar, një faktor që ka ndezur një valë protestash në të gjithë vendin.

Në të njëjtën kohë, ata joshen nga premtimet për pagat që arrijnë deri në 130,000 paund në Australi, si dhe një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Australia ka nisur gjithashtu një valë taktikash “të pafytyra”, të tilla si reklama që tregojnë përfitimet e të jetuarit në atë vend, pikërisht në vendet ku punonjësit e shëndetësisë britanike kanë organizuar protesta.

Mail Online shkruan se disa që u shpërngulën atje, megjithatë u ankuan se nuk ishte pikërisht “ëndrra” e premtuar.

Stafi britanik i kujdesit shëndetësor që dëshiron të aplikojë për një punë jashtë vendit duhet të marrë dokumente nga rregullatori i tyre, Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor.

Këtë vit eksodi edhe më i madh

Në këtë mënyrë ata u dëshmojnë punëdhënësve potencialë se nuk kanë nota të këqija në dosjen e tyre, se trajnimi i tyre është i përditësuar dhe se pacientët mund t’i besojnë.

Mail Online shkruan se vitin e kaluar për ato dokumente aplikuan pothuajse 7000 mjekë, që është 6100 më shumë se në 2019.

Të dhënat për këtë vit sugjerojnë se këtë vit eksodi do të jetë edhe më i madh, pasi vetëm deri në maj janë regjistruar gati 3500.

Për mjekët ndihmës, infermierët dhe mamitë, shifrat janë edhe më të habitshme.

Pothuajse 16,000 aplikime të ngjashme u dorëzuan në 2022 dhe 2023.

Emiratet po kërkojnë mjekë britanikë

Në vitin 2018, ishin pak më pak se 5,500. Plazhet e pacenuara dhe moti me diell duket se kanë bindur shumë njerëz që të kërkojnë punë në Australi.

Ai vend kryeson listën për numrin e përgjithshëm të aplikimeve në të dy grupet profesionale.

Megjithatë, nuk janë vetëm australianët ata që janë të interesuar të gjuajnë personel shëndetësor të kualifikuar britanik.

Aplikimet për mjekët për të punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe janë pothuajse dyfishuar, nga 550 në 2019 në pak më shumë se 1000 në 2022.

Ata tërhiqen atje nga pagat më të larta pa taksa, të cilat mund të vijnë me përfitime të tilla si strehimi i subvencionuar dhe paketa bujare të pushimeve.

Qeveria nuk dorëzohet para kërkesave të sindikatave

Aplikimet për ndihmësmjekë në SHBA kanë pësuar një shpërthim edhe më dramatik.

Vitin e kaluar ato arritën në 6,433, që është pothuajse 10 herë më shumë se në 2017/18.

Si mjekët ashtu edhe stafet e spitalive janë në një mosmarrëveshje të gjatë me qeverinë britanike për pagën, e cila ka rezultuar në valë grevash dhe anulimin e mijëra vizitave për britanikët e zakonshëm.

Ata argumentojnë se inflacioni e bën punën e punonjësve të shëndetësisë joproduktive. Megjithatë, qeveria pretendon se kërkesat e sindikatës për rritje dyshifrore të pagave janë thjesht joreale dhe do të dëmtonin pacientët.

Ka pak shenja për ndonjë kompromis në të ardhmen dhe ndërsa mosmarrëveshja vazhdon, listat e pritjes në spitalet britanike po rriten dhe më shumë punonjës shëndetësorë po aplikojnë për t’u larguar nga vendi. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Koreja e Veriut, turfullim kolektiv kundër SHBA-së

Koreja e Veriut, turfullim kolektiv kundër SHBA-së

Ekspozita: modele dinosaurësh me madhësi reale

Ekspozita: modele dinosaurësh me madhësi reale

Joshja nga “djalli i bardhë”, keq e më keq

Joshja nga “djalli i bardhë”, keq e më keq

TË FUNDIT

  • Të fundit
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni