Një ndër pikëpytjet e mëdha pas shfaqjes së pamjeve të një rrahjeje brutale të dy kushërinjve nga meshkujt e fisit Rrahja në Fushë Krujë, është se kush e bëri xhirimin, në një formë aq të lirshme dhe të pastër, i cili më pas do merrej lehtësisht nga media për t’u transmetuar?
Pra, si ka mundësi që Rrajat lejuan një filmim që tashmë është një akuzë e rëndë ndaj tyre?
Duket, dhe kjo është çmenduri mbi çmendurinë, që ata vetë e kanë lejuar filmimin, sipas dëshmisë së një oficeri policia që la Shqipërinë për shkakun e tyre, në rastin “Xhisela”.
“Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime. Është jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rraja që shihet aty me pistoletë”, ka thënë ish-oficeri Emiljano Nuhu nga mërgimi.
Ishte pikërisht ai që u përball me Rrajat në rastin e Xhiselës, pasi morri denoncimin nga vajza për fikje të cigares në trup.
Pra, guximi i Rrajave shkon deri aty sa ata duan vetë të publikohet dhuna e tyre, një sfidë shumë e rëndë për shtetin. /tesheshi.com/