Shumë prej nesh e kanë hequr nga përdorimi klorin zbardhues nga shtëpitë, pasi irriton sytë, lëkurën, mushkëritë, helmon peshqit dhe insektet dhe lëshon dioksina karcinogjenike gjatë prodhimit. Fatmirësisht ka shumë mënyra që t’i mbani të bardha rrobat, çorapet dhe ju me siguri i keni në shtëpi përbërësit që ju duhen.
Çfarë ju nevojitet
Materialet
Detergjent lavatriçe,
Uthull e bardhë e distiluar,
Sodë për gatim,
Ujë i oksigjenuar (3 për qind),
Detergjent për lavastovilje,
Limonë,
Drita e diellit,
Ujë.
Pajisje
Kupa matëse
Enë e madhe
- Soda i zbardh, i freskon dhe i zbut materialet. Shtoni një gjysmë kupe sodë së bashku me detergjentin për lavatriçe. Për njollat, bëni një si pastë me sodë dhe ujë dhe aplikojeni direkt në pëlhurë.
- Ujë i oksigjenuar (hydrogen peroxide 3%) nuk është zbardhues me klor. Shtoni ½ kupë me ujë të oksigjenuar së bashku me detergjentin e rrobave.
- Detergjent për lavostovilje. Nuk do t’ju sugjeronim të blini enkas detergjent për lavostovilje, por nëse e keni tashmë në shtëpi, mund ta përdorni për të zbardhur rrobat. Shtoni ¼ kupë së bashku me detergjentin e zakonshëm për lavastovilje./tesheshi.com/