Glikoja e portokallit nuk ka shumë përbërës e as shumë mundim, duhet vetëm të zbatojmë këshillat me përpikmëri…
Për një kilogram portokall nevojitet një kilogram e gjysmë sheqer për t’u ëmbëlsuar.
Lëkura e portokallit kruhet me rende të imët, derisa t’i jetë hequr plotësisht ngjyra portokalli e të ketë dale e bardha.
Pritet në copa me gjithë tul dhe paloset më dysh.
Futet në gëlqere për një orë e gjysmë, pastaj shpëlahet dhe i jepet një valë, që të zbutet disi lëkura.
Sherbetoset dhe aromatizohet me barbaros. Ruajeni në enë të vogla qelqi, të izoluara mirë, nëse vendosni të bëni sasi të shumta…/tesheshi.com/