Dyshja franceze “Flyers Soul”, përmes një manovrimi magjepsës arritën të kërcejnë nga njëra prek majave të Alpeve, dhe në fluturim e sipër të futen në brendi të aeroplanit, i cili poashtu ishte duke lëvizur në ajër.
Pasi u hodh nga maja Jungfraua dhe përfundoi me sukses në brendi të avionit në mes të fluturimit, gjëja e parë që i shkoi ndërmend Vince Reffet nuk ishte përfundimi i suksesshëm i manovrës së tij, por ajo se çfarë do të ndodhë me shokun i tij.
“Momentin që u futa brenda, e vetmja gjë që kisha në mendje ishte Fred”, tha Vince.
Për kënaqësinë e gjithë të pranishmëve në aeroplan, fluturuesi tjetër Fred Fugen u fut në avion vetëm pak çaste më vonë.
Të dy fluturuesit francezë, të njohur si “Flyers Soul”, kërcyen nga një lartësi prej 4.062 metra. Synim i tyre ishte dera e vogël e fluturakes, e cila ishte me dimensione 1,58 dhe 1,25 metra.
Duke u nisur me shpejtësi prej rreth 140 kilometra në orë, Vince dhe Fred arritën që përfundimisht të realizojnë ëndrrën e tyre. /tesheshi.com/