Nëse kompleksoheni nga ideja për të kërkuar në farmaci një ilaç se si t’i zhdukni parazitët në kokën tuaj apo të fëmijëve tuaj, ju sugjerojmë një zgjidhje natyrale dhe shumë efektive.
Trajtimi me majonezë
Ka për qëllim të eliminojë morrat që gjenden në kokën tuaj. Edhe pse është një proces paksa i vështirë për ta aplikuar në flokë, ky trajtim është miratuar nga Departamenti i Shëndetësisë së Minesotës.
Hapat për përdorimin e majonezës:
Mbushni pëllëmbët e duarve me majonezë dhe filloni ta aplikoni në flokë.
Pasi të keni shpërndarë majonezën në të gjithë flokët, mbulojeni kokën me një peshqir. Kjo mënyrë parandalon majonezën të rrëshkasë në fytyrë dhe nuk lejon kontaktin me ajrin.
Mbajeni këtë për rreth 6 orë dhe më pas lani flokët me shampo dhe me ujë të ngrohtë, të jetë i durueshëm për të hequr të gjitha majonezën nga flokët.
Thajini flokët me tharëse dhe përdorni më pas një krehër me dhëmbëza të imët.
Kjo metodë duhet bërë të paktën dy herë në javë për dy muaj për të eliminuar plotësisht morrat./tesheshi.com/