Në një tigan vendosim qepët e copëtuara, mishin e bluar, orizin, kripë dhe piper të zi sipas shijes. I fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjera.
Gjethet e spinaqit i përvëlojmë me ujë.
Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.
Sarmat e mbështjella i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të.
Djegim pak yndyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere.
Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë.
Pasi të janë zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.
Pas kësaj janë gati për t’u servirur. /tesheshi.com/