Bota u shtua edhe për rreth një miliard banorë gjatë 12 viteve të fundit, duke e çuar popullatën e përgjithshme në 7.6 miliardë nga mesi i vitit 2017, sipas një raporti të ri të OKB.
Popullsia botërore aktualisht po rritet me 1.10 për qind çdo vit, duke rritur shifrën prej 83 milionë banorësh çdo vit.
Rreth 60 për qind e njerëzve në botë jetojnë në Azi, 17 për qind në Afrikë, 10 për qind në Evropë, 9 për qind në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe 6 për qind në Amerikën Veriore dhe Oqeani. Kina (1.4 miliardë) dhe India (1.3 miliardë) mbeten dy vendet më të populluara të botës, që përbëjnë 19 dhe 18 për qind të totalit global.
Në raport thuhet se migrimi ndërkombëtar mbetet një model i rëndësishëm i shpërndarjes së popullsisë globale.
Axhenda për Zhvillim të Qëndrueshëm e Kombeve të Bashkuara 2030 (UN 2030 Agenda for Sustainabile Development) pranon se migracioni ndërkombëtar mund të jetë një forcë pozitive për zhvillimin ekonomik dhe social duke balancuar punën midis zonave të origjinës dhe destinacionit dhe duke rritur produktivitetin global të punës. /tesheshi.com/