Izraeli vrau mizorisht pesë gazetarë në një ditë të vetme, duke e zgjatur kështu listën e njerëzve të medias që jua ka marrë jetën pa asnjë droje, duke e bërë kështu Gazën dhe varrin më të madh të gazetarëve në botë.
Ushtria izraelite goditi një automjet mediatik të shënuar qartë në Gaza, duke vrarë pesë gazetarë që punonin për kanalin satelitor palestinez Al-Quds Today e duke pretenduar se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar një “celulë terroriste”.
Ushtria, e cila ka vrarë sistematikisht dhjetëra gazetarë palestinezë gjatë luftës së saj kundër Gazës, tha se njerëzit e shënjestruar i përkisnin grupit të armatosur të Xhihadit Islamik Palestinez, por nuk dha asnjë provë për pretendimin e saj.
Gazetarët po flinin në një furgon përballë spitalit Al-Awda në kampin e refugjatëve Nusierat në orët e hershme të mëngjesit kur u sulmuan.
Një nga viktimat, Ayman al-Jadi, ishte në pritje të një fëmije para se të vritej. /tesheshi.com/