Rusët kanë treguar dhe njëherë se kanë “peng” bombardimin e NATO-s mbi Serbi në 99-ën, për shkak të Kosovës. Ndër të tjera, agresioni ndaj Ukrainës ka dhe këtë “frymëzim hakmarrës”.
Kjo u shpërfaq dhe njëherë në 23-vjetorin e nisjes së sulmeve, të cilat pas më pak se trë muajsh çuan në kapitullimin dhe tërheqjen e plotë serbe nga Kosova.
Që kur filloi agresioni kundër Ukrainës, rusët kanë provokuar amerikanët duke shkruar mesazhe me projektor në ambasadën e tyre në Moskë. I rradhës që dhe ai mbrëmë, duke shkruar mesazhe për ngjarjet e 99-ës.
“Nuk do të harrojmë kurrë. Ne dhe serbët, 200 milionë…”, ishte një nga mesazhet e tyre. /tesheshi.com/