Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër rrugët e Barcelonës të shtunën duke i bërë thirrje qeverisë spanjolle për të përmbushë menjëherë zotimin e saj për të pranuar mijëra refugjatë.
Ada Colau, kryetari i bashkisë së qytetit të dytë të Spanjës, u kishte bërë thirrje banorëve të Barcelonës për të “mbushur rrugët” dhe të marshojnë nën sloganin volem acollir (“Ne dëshirojmë t’i mirëpresim ata” në katalanisht).
Policia lokale tha se rreth 160.000 njerëz kanë përfillur thirrjen e saj.
Shumë prej atyre protestuesve që kanë vërshuar rrugëkalimin Via Laietana kanë mbajtur pankarta në të cilat shkruante “Mjaft me justifikime, mirëpritni ata tani”.
Protesta vjen pasi Spanja është zotuar të pranojë 16,000 azilkërkues nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian në bazë të një sistemi të kuotave, për të cilin kanë rënë dakord në vitin 2015, ndërkohë që kontinenti është duke u ballafaquar me krizën e saj më të madhe të migracionit që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së, Spanja nuk e ka përmbushur këtë objektiv, me vetëm 1100 persona të zhvendosur në vend deri tani.
Jacint Comelles, një poçar 62-vjeçar, i cili u bashkua protestës së bashku me miqtë dhe familjen e tij, tha se nuk është bërë sa duhet për të ndihmuar njerëzit që janë larguar nga konflikti me shpresën për të filluar një jetë të re në Europë.
“Ne kërkojmë një sasi minimale të dinjitetit – që të paktën ky numër i refugjatëve (16.000) të mund të vijnë në vendin tonë,” tha ai. “Në Katalonjë, çdo gjë është gati për t’i mirëpritur ata.”
Protesta, e organizuar nga një grup që e quan veten Kastra Nostra Casa Vostra (Shtëpia jonë është shtëpia juaj), përfundoi në bregdetin e Mesdheut – një vend simbolik ku më shumë se 5.000 emigrantë kanë humbën jetën e tyre në përpjekje për të kaluar detin vitin e kaluar.
Ligjvënësi i Lartë i Barcelonës, Merce Conesa tha të mërkurën se ishte e turpshme që Spanja nuk kishte pranuar më shumë refugjatë, dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të fillojë me masa më të rënda sanksionuese ndaj vendeve që nuk i përmbushin zotimet e tyre në këtë çështje.
Barcelona, kryeqyteti i rajonit të pasur verilindor të Katalonjës, ka paraqitur një plan në gusht të vitit 2015 për rivendosjen e refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. /tesheshi.com/