Eshtë shuar në moshën 59-vjeçare një ndër emrat e shquar të kinemasë shqiptare, aktori Xhevdet Ferri. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme me rolet e tij në kinema, sidomos ato me tema sociale, ku veçohet ai i gjykatësit të ndershëm e të pakorruptuar te “Hije që mbeten pas”, duke sakrifikuar dhe dashurinë për moralin.
Ndër të tjera, Xhevdet Ferri do qe një ndër drejtorët më të suksesshëm në drejtimin e Teatrit Kombëtar, përzgjedhur nga Rama në kohën e të qënit Ministër Kulture, për të çuar para një reformë në teatër.
Më pas, Xhevdet Ferri do vijonte karrierën menaxheriale si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel-it, e gjithashtu si drejtori i Qendrës Kinematografike.
Pati gjithashtu dhe një angazhim politik, duke u zgjedhur deputet i PD-së në zgjedhjet e vitit ’96.
Ai ka humbur jetën pas një sëmundjeje të rëndë. Xhevdet Ferri thirrej në rrethe të afërta shoqërore dhe Xhota, ndërkohë që bashkëshorte e tij është Rozeta Ferri, një aktore gjithashtu, të cilët luajtën disa role bashkë në filmat “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”.
Më poshtë është një listë e roleve të tij në kinema: