Aktori amerikan Peter Fonda, i cili kulmoi në filmin- kult “Easy Rider” në vitin 1969, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshën 80 vjeç, tha familja e tij.
Djali i aktorit legjendar të Hollywood-it, Henry Fonda, vëllai i vogël i Jane Fonda dhe babai i Bridgett Fonda, Peter Fonda vdiq nga kanceri në mushkëri, sipas një deklarate të nënshkruar nga familja e tij.
“Jam i trishtuar, ai ishte vëllai im i dashur dhe një shtyllë e familjes. Kam pasur momente të mrekullueshme me të ditët e fundit. Ai u largua duke buzëqeshur”, tha Jane Fonda.
Peter Fonda u bë i famshëm për skenarin e tij të “Easy Rider”, të bashkëshkruar me Dennis Hopper dhe Tery Southern.
Fonda u nominua dy herë për një Oscar për “Easy Rider” si dhe për Ulee’s Gold në 1998.
Fonda nuk mori një Oscar por fitoi një çmim të dytë në Globin e Artë.
Ai luajti në filmin “Ghost Rider” të vitit 2007, dhe filmi i tij i fundit është “The Last Full Measure” me Samuel L. Jackson dhe Morgan Freeman. /tesheshi.com/