Aktori legjendar Danny Aiello, i cili mbahet mend për rolet e tij në filmat kult, “Godfather 2”, “Once Upon a Time in America”, “Harlem Nights”, “Moon Spell”, “Hudson Hawk”, etj., ka vdekur në në moshën 86-vjeçare.
“Është keqardhje të madhe që të informojmë publikun se burri, babai, gjyshi, aktori dhe muzikanti ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundjeje të shkurtër. Në këtë kohë të vështirë, familja po ju lutet të respektoni privatësinë e saj”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
Aiello lindi në New York City më 20 qershor 1933, në një familje me pesë fëmijë të tjerë. Babai i tij ishte punëtor dhe nëna e tij rrobaqepëse. Që nga fëmijëria, ai ishte i interesuar për filma dhe i pëlqente të shkonte shpesh në kinema.
Ai e filloi karrierën e tij të filmit vonë. Filmi i parë në të cilin u shfaq, doli në 1972. Një nga sukseset në karrierën e tij të filmit dhe përparimi më i madh për Aielle deri në këtë pikë, ishte roli në filmin e famshëm “Once Upon a Time”, ku luajti rolin e shefit të policisë.
Pas kësaj, ai ishte në gjendje të punonte me regjisorë të njohur si Ëoody Allen.
Aiello ishte gjithashtu dhe një interpretues muzikor. /tesheshi.com/