Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e planifikuar për 31 tetor, është në pikëpyetje pasi është shtyrë për kohë të pacaktuar. Sipas raporteve të gazetës serbe Vecernje Novosti, prapa kësaj shtyrjeje qëndron Britania e Madhe.
Seanca thuhet të jetë shtyrë pasi në të nuk mund të merr pjesë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Por sipas Novostit, Mbretëria e Bashkuar, e cila merr kryesimin më 1 nëntor, qëllimisht ka kërkuar që diskutimi për Kosovën të mos jetë rend dite, dhe thekson se është e mundur që britanikët dëshirojnë që Kosova të jetë temë diskutimi vetem kur ata kryesojnë debatin.
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vlladislav Jovanoviq i tha gazetës se ky mund të jetë një “rreng britanik” për ta larguar Kosovën nga debati në OKB, pasi kjo e fundit e ka mbështetur shtetësinë e saj në shumë rezoluta. /tesheshi.com/