Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, i cili është ngritur në kuadër të procesit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi.
Aktualisht palët janë duke vijuar zhvillimin e negociatave, ndërsa deputetët Taulant Balla e Oerd Bylykbashi janë mbledhur në zyrën e kreut të kuvendit, Ilir Meta, i cili është edhe në krye të këtyre negociatave.
Nga burime të brendshme mësohet se deri në këto momente mund të jetë gjetur një gjuhë e përbashkët sa u përket akteve nënligjore të dekriminalizimit.
Kjo mbledhje ishte parashikuar për të nisur rreth orës 14:00, e ndërsa kanë kaluar mbi 40 minuta nga orari i lajmëruar, mësohet se mbledhja është shtyrë. /tesheshi.com/