Afërsisht tre vjet më parë një revistë publikoi lajmin se në Finlandë nëpër maternitetet kishte filluar praktikat e dhurimit të kutive për bebe të gjitha nënave të reja (një kuti që përmbante veshje, mbulesa, lodra dhe mjete të domosdoshme për një të porsalindur).
Lajmi u përhap aq shpejtë saqë në një vit arriti një audiencë prej 10 milion shikuesish. Tashmë kjo ide po përhapet në të gjithë botën dhe vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Indi, Afrika e Jugut, të cilat po e përvetësojnë duke shtuar element të ndryshëm, në përputhje me kushtet e vendit përkatës, si: rrjetë kundër mushkonjave për të mbrojtur foshnjën nga malarja apo dhe manual përdorimi për baballarët.
Arsyeja përse kjo lloj kutie po përhapet shumë është sepse në radhë të parë se kjo kuti përbën një kosto shumë herë më të ulët se të blesh një krevat që do përdoret për shumë pak muaj. Për ata prindër që nuk kanë mundësi të blejnë krevat që i mbajnë fëmijët në krevatin e tyre është një zgjidhje për të parandaluar mbytjen e foshnjës në krevatin dopio. Në të njëjtën kohë është higjienike dhe praktike. /tesheshi.com/