Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot ka deklaruar se qeveria e tij ka marrë vendim me të cilin shpallet “i paqenë” dekreti i Kosovës për regjistrimin e pronave të ish – Jugosllavisë me titullar Kosovën.
Ai ka theksuar se përfaqësuesit e Kosovës, njofton portali “telegrafi rs”, çdo herë kanë refuzuar të flasin për pronën në kuadër të dialogut.
“Për këtë arsye, këtë hap të Kosovës e konsiderojmë të pavlefshëm”, ka thënë Vuçiç.
Ndryshe, kjo çështje mund të shtrohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, por pala kosovare për momentin mohon një mundësi të tillë./tesheshi.com/