Pas takimit historik mes liderëve të dy Koreve, edhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotot e Sekretarit të ri të Shtetit, Mike Pompeo me Kim Jon Un.
Në fakt, Pompeo kur shkoi të takojë kreun e Koresë së Veriut ishte ende shef i CIA-s dhe misioni i tij ishte të përgatiste si samitin me Korenë e Jugut ashtu edhe takimin me Donald Trump që pritet të mbahet në korrik.
Në fotot që u shpërndanë duket një atmosferë e çliruar dhe relaksuese nga palët pasi mbytën botën me retorika bërthamore.
Para takimit me liderin e Seulit, Kim shpalli mbylljen e programit bërthamor dhe raketor në vend. /tesheshi.com/