Dy shqiptarë janë burgosur nga autoritetet britanike dhe mund të përballen me dëbim pas kryerjes së dënimit. Ata akuzohen se kishin ngritur një fabrikë të madhe kanabisi në zonën e Cambridgeshire.
Shqiptarët e arrestuar janë Qemal Kutona, 35 vjeç dhe Eluar Ismalaj, 25 vjeç, të cilët u deklaruan fajtorë për përfshirjen në prodhimin e drogës së klasit B.
Policia sekuestroi vendin e përpunimit të kanabisit gjatë muajit prill, ndërsa janë dënuar me burg për 12 muaj. Gjykatësi i çështjes David Farrell paralajmëroi se dënimi mund të rezultojë në dëbimin e tyre.
Mbi 130 bimë, me vlerë deri në 115,000 paund, u konfiskuan nga policia pas paralajmërimit të një fermeri që kishte nuhatur erën e rëndë të lëndës narkotike, raportojnë mediat.
Prokurori Edëard Renvoize tha se oficerët e policisë shkuan në zonë më 4 prill, ndërsa gjetën në brendësi të një banese disa tenda të ngritur me ndriçim.
Dy shqiptarët u arrestuan në vendngjarje. Pas marrjes në pyetje nga policia, të dy të arrestuarit thanë se kishin kërkuar punë, ndërsa u ishte ofruar strehim dhe role si kopshtarë në fabrikën përkatëse.
Renvoize tha: “Z. Ismalaj tha se nuk i njihte njerëzit dhe ai i takoi ata në rrugë ndërsa kërkonte punë. Pastaj zgjodhi të mos bënte komente për të gjitha pyetjet”.
“Po ashtu, zoti Kutona ishte i heshtur. Ai tha se nuk pagoi qira. Ai ka jetuar në Britaninë e Madhe për 9 vjet”.
Gjithashtu u zbulua më vonë se Ismalaj kishte ardhur edhe në vend në mënyrë të paligjshme në dhjetor 2016. /tesheshi.com/