Ministri i Rendit Sandër Lleshaj mblodhi krerët e Policisë në një takim me ta, por pa lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e trefishtë të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Elbasan, një atentat me prapavije trafiqet e drogës.
Lleshaj u përqëndrua tea jo çfarë pritet të ndodhë pas dy ditësh,kur nis epoka e re pa lojra fati.
“Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjit. Nga data 1 janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndalimi i saj është detyrim për Policinë e Shteitt. Në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar, duhet të trajtohet si parcelë kanabisi dhe e gjithë qasja e policisë duhet të jetë e tillë nëse ka mbetur ndonjë në funksion. Drejtuesit e policisë do vihen përpara përgjegjësisë nëse konstatohet veprimtari e paligjshme në territorin që ata do kenë në mbikëqyrje“, u shpreh Lleshaj.
Një ditë më
parë, kryeministri Rama do publikonte foton e mësipërme, shoqëruar me diciturën:
Lamtumirë! /tesheshi.com/