Ndryshohet vendi i ndeshjes ndërmjet kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet më 8 tetor.
Ajo nuk do të mbahet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës siç ishte premtuar, por në “Elbasan Arena”.
Vendimi sapo u bë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit, por siç mësohet është marrë dje pas diskutimeve të shumta ndërmjet Kryeministrit dhe agjencive të inteligjencës.
Siç mësohet kanë qenë pikërisht shërbimet sekrete që kanë insistuar mbajtjen e ndeshjes delikate jo në Shk dër.
Të gjitha prapaskenat tesheshi.com i ka mësuar dhe do t’i bëjë prezente në një shkrim në vijim. /tesheshi.com/