Austria, por dhe Europa, është çliruar nga makthi i një “Brexit”-i në zgjedhjet presidenciale në Austri – të ripërsëritura – pas fitores sërish të ekologjistit liberal, Alexander Van der Bellen.
Edhe pse numërimi ende nuk ka përfunduar tërësisht, ai është në avantazh të thellë përballë kandidatit të së djathtës ekstreme, Nobert Hofer.
Televizioni publik austriak njoftoi se Van der Bellen ka marrë deri tani 53,6 për qind të votave, ndërsa Hofer 46,4 për qind. Madje partia e këtij të fundit, FPO, e ka pranuar humbjen e kandidatit të saj, Norbert Hofer.
“Dua të përshëndes Van der Bellen për këtë sukses”, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, e cila i përket ekstremit të djathtë.
Nëse do fitonte Hofer, kjo do konsiderohej si një “Brexit” i dytë për Europën, pasi jo vetëm për herë të parë do ishte një presideni i ekstremit të djathtë në ambientin e saj politik, porse dhe ky ka shprehur dhe idenë për daljen e Austrisë nga BE-ja. /tesheshi.com/