Pas Inspektoriatit Teknik, është dhe kompania koncensionare që ka marrë Rafinerinë e Ballshit e cila ka dhënë versionin e vet për ngjarjen e rëndë të së enjtes mbrëma ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën një person e u plagosën 5 të tjerë.
IRTC thotë me anë të një komunikate se shpërthimi ka ardhur nga një gabim njerëzor gjatë rivënies në punë të repartit të hidro-pastrimit që kishte dalë jashtë funksioni si pasojë e ndërprerjes së paparalajmëruar të energjisë, por që as linja rezervë nuk ka funksionuar. Kompania i shpreh ngushëllime familjës se viktimës nga incidenti, Shkëlqim Muça.
Pak orë më parë, Inspektoriati Teknik e përcaktoi shkakun si pasojë e mosrespektimit të rregullave teknike, duke ia lënë organeve hetimore që të nxjerrë përgjegjësit realë. Ndërsa opozita, edhe shpërthimin e Ballshit e ka parë në kuadër të keqqeverisjes së Ramës, duke thënë se ai do përballet me naftëtarët një ditë për këtë që ka ndodhur. /tesheshi.com/