Presidenti amerikan, Barack Obama, është shprehur me kritika të ashpra këtë të martë, ndaj qëndrimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, mbi çështjen e shtetit palestinez, duke thënë se “pozicioni i Netanyahut për të siguruar një diplomaci, që do të çojë në krijimin e shtetit palestinez, do ta vendosë besueshmërinë e Izraelit në pikëpyetje”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur në një intervistë me televizionin “Channel Tëo” të Izraelit, teksa ka shtuar se pozicioni i zgjedhur nga Netanyahu “ka pasur kaq shumë paralajmërime, kaq shumë parakushte, saqë mund ta bëjnë jorealiste të mendosh se këto kushte do të përmbushen, kurdo në të ardhmen e afërt”.
Ndaj, sipas Presidentit Obama, “Izraeli rrezikon të humbasë besueshmërinë e tij në tërësi”.