Një meteor që ka shpërthyer në qiellin e Floridës, shumë pranë tokës ka shkaktuar panik tek banorët e zonës. Të shumtë kanë qenë ata që kanë telefonuar në polici dhe kanë lajmëruar për një sulm alien.
Ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor në mbrëmje ndërsa banorët kanë parë fillimisht një dritë shumë të fortë që ka lindur nga një shpërthim i fuqishëm, i zhurmshëm dhe shumë i largët.
“The Sun” raporton se pak orë më pas një tjetër meteor ka rënë në Japoni, e cila sapo ishte tronditur nga një tërmet 7.4 ballë./tesheshi.com/