Në profilin e tij në Facbook, publicisti Halil Matoshi ka shkruar lidhur me ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Shqipëri, ku dy turistë çekë u vranë në Dukagjin nga persona ende të panjohur.
Ai shkruan se thirrja në Kanun është legjitimim i krimit dhe tribalizmit. Ai po ashtu thekson se shqiptarët e përbuzin shtetin modern, pasi elitat politike nuk kanë bërë asgjë që ta “perëndimorizojnë” Shqipërinë.
Më tej ai sugjeron që Prishtina dhe Tirana duhet së bashku të marshojnë kundër egërsisë e për paqe e humanitet, kundër krimeve të tilla, kundër fanatizmit fetar dhe krimit e korrupsionit të organizuar, kundër dhunës. E kjo duhet të ndodh tash, thekson Matoshi./tesheshi.com/
Ky është postimi i plotë i publicisti Halil Matoshi, pa ndërhyrje në tekst
Thirrja ne Kanu t’Maleve dhe ne Besen shqiptare asht legjitimim i krimit dhe tribalizmit!!!
Shqiptaret e sotshem sa here qe perballen me egersine qe ka mbijetue mes tyne ende, si n’gryke shpellash, thirren ne ni te shkueme “te lavdishme” me bese e kanun, per me deshmue se kurre nuk jane emancipue qytetnisht, sepse n’Shqipni kurre s’asht evndos sundimi i ligjit…
Shqiptaret e perbuzin shtetin modern – sepse nuk kane ide se c’asht ky – ngase elitat politike, autokrate te profilit anadollak dhe komuniste te profilit stalinist nuk kane ba asgja per me e modernizu dhe perendimorizu Shqipnine, natyrisht ni Shqipni e emancipueme, ksi lideresh mujshor e t’padijshem kurr nuk do t’i votonte dhe nuk do t’i mbante n’krye t’vennit…
Neper te njajen udhe po ec Kosova, me Shqipnin “e eger” (pa ligj) si yrnek
P.S. Tirana dhe Prishtina duhet me marshue (masovikisht) kunder egersise e per paqe e humanitet, kunder fanatizmit fetar (ISIS-it dhe perfshimjes se shqiptareve ne kso levizjesh aniti-qytetnim e antishtet), kunder krimit e korrupsionit – Pro Perendimorizimit dhe modernizimit te shteteve tona.
Marshim kunder dhunes e per shtetin ligjor!
Kjo duhet te ndodh tash!