Italia ofron bursa studimi për shqiptarët: ja kushtet që duhen plotësuar…
Pas Gjermanisë, edhe Italia ofron bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për studentë dhe të diplomuar, shtetas shqiptarë.
Studimet përkatëse me bursë mund të kryhen pranë universiteteve, instituteve të formimit të lartë artistik e muzikor, instituteve të restaurimit, shkollave kombëtare të kinematografisë, qendrave e laboratorëve kërkimorë etj.
Shteti italian ofron 6 bursa studimi me një kohëzgjatje prej 3 muaj secila për nxënësit më të mirë të klasave të 12-ta të seksioneve dy-gjuhëshe italo-shqiptare në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.
Ndërsa 54 muaj bursa studimi pasuniversitare ofrohen për studentët shqiptarë në universitetet italiane në fusha kërkimore, studime pasuniversitare doktoraturë, master, specializime.
Përparësi do të kenë kandidatët e rinj për marrjen e bursës, ndaj kandidatëve të cilët gjatë vitit shkollor 2016-2017 kanë përfituar bursa studimi. /tesheshi.com/