Shoqëria për të Drejtat e Njeriut me seksionin e saj në vendin tonë ka mundësuar ndihma për familjet në nevojë për disa bashki të vendit. Kryetari i seksionit, z. Mark Palaj ka vijuar shpërndarjen e pakove tek familjet e varfëra ne disa zona të Kurbinit.
Ai është është ballafaquar dhe me gjendjen e rënduar të pesë vëllezërve Gashi, ku menjëherë u ka bërë apel strukuturave qeveritare që të jenë më të vëmendshme për raste të tilla. “O Zot, na ruaj mos të ripërsëritet fakti i ndonjë viktime si dy fëmijëve në Tiranë dhe Durrës”, psherrëtiu z. Palaj, kur pa nga afër pesë vëllezërit Gashi që jetonin në dy baraka të shkatërruara, nën një të ftohtë therrës.
Edhe në mbrëmjen e 31 dhjetorit, z. Mark Palaj me familjen e tij kanë preferuar të shkojnë në disa familje në nevojë duke ju dhuruar, ushqime, veshmbathje.
Gjatë këtyre ditëve, ai dhe presidentja e shoqërisë, Margarita Kola kanë bashkëbiseduar pë rritjen e aktivitetit si dhe mundësimin e faktorëve denoncues në rastet e shkeljeve tek të drejtat e njeriut në vendin tonë.
Misioni në shërbim të shtresave në nevojë, si dhe mbrojtjen e ligjshmërisë do të vijojë si kusht i domosdoshëm nga konvetat e të Drejtave të Njeriut të miratuara nga Këshilli i NATO-s. /tesheshi.com/