Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një shtetas pasi dyshohet se ka ushtruar dhuën dhe ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.
Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, nga kërkuar nga uniformat blu që të evidentojnë të gjitha rastet e konflikteve në familje, duke parandaluar në këtë mënyrë ngjarje tragjike.
Duket se kaq ka mjaftuar që forcat e rendit pas denoncimit të shtetases M.D të shpallin në kërkim ish-bashkëshortin e saj.
Madje policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në arrestimin e tij, sikundër ka kujtuar se kushdo që e ndihmon apo e strehon do të përballet me sanskionet ligjore.
“Policia e Shtetit ka administruar kallëzimin e shtetases M.D. dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar.
Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.
Këto operacione nuk do të ndalin deri në kapjen e tij. Por duke përfituar nga rasti i kësaj deklarate për media, u bëjmë thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi.
Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi të telefonojnë falas në 129.
Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi. Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/