Shoqata Mjekësore Amerikane (AMA) bëri thirrje për një ndalim të plotë të cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit që nuk janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA).
Shoqata u bën thirrje rregullatorëve dhe ligjvënësve në nivelin shtetëror dhe lokal që të ndalojnë shitjen dhe shpërndarjen e të gjitha cigareve elektronike dhe avullimit (akti i thithjes, ose thithja e tymit nga një cigare elektronike) dhe kërkon që këto produkte të jenë në dispozicion vetëm me recetë.
Aleanca gjithashtu ka bërë thirrje për një studim shtesë mbi përdorimin e strategjive të trajtimit për të luftuar varësinë e nikotinës dhe është në favor të kodeve diagnostikuese për sëmundjet e cigareve elektronike dhe ato që lidhen me avullimin.
Epidemia e sëmundjes pulmonare
“Epidemia e fundit pulmonare ka mërzitur mjekët dhe komunitetin e gjerë të shëndetit publik dhe hedh dritë mbi faktin se ka dëshmi të pasojave shëndetësore afatshkurtra dhe afatgjata të cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit”, tha Presidenti i AMA-s, Patrice Harris.
Rreth 2,000 njerëz u sëmurën dhe të paktën 42 vdiqën nga sëmundja e mushkërive të lidhura me avullin, sipas zyrtarëve shëndetësorë të ShBA. Shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me avullimin e THC – një substancë psikoaktive në marihuanë.
Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike me aromë është vonuar për më shumë se dy muaj. Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar njoftuan planin në shtator, duke thënë se një vendim i fundit pritet “në javët e ardhshme”, por asgje deri më tani.
Sipas një studimi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 27.5 përqind e gjimnazistëve amerikanë përdorin cigare elektronike, nga 20.7 përqind në 2018. /tesheshi.com/