Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka bërë një deklaratë e cila me gjasë do “i mbetet shenjë” në vite. Në emisionin “Tempora” në Ora News, ai tha se Rama mund të eliminohej dhe me atentat, porse ai nuk do e kishte dashur këtë gjë.
“A biem dakord që rruga për ta rrëzuar këtë njeri është dy; o bolshevike me atentat, ose demokratike me zgjedhje”, tha Alibeaj gjatë një debati me të ftuar të tjerë.
Ai tha më pas se Rama do larguar me zgjedhje.
“Ne kërkojmë zgjedhj, zgjedhje të lira. Po nuk patëm këtë gjithë historia merr fund”, tha Alibeaj. /tesheshi.com/