Në Shkup, heqja e një gardhit metalik para qeverisë maqedonase filloi të bëjë të gjithë hapësirën publike rreth ndërtesave qeveritare të aksuesueshme për qytetarët – tha zëdhënësi i qeverisë maqedonase Vlado Boshnjakovski.
“Gardhi do të çohet në depo dhe nuk do të shpenzohen paratë e qytetarëve për heqjen e saj, por do të përdoren burimet e brendshme të qeverisë”, shtoi Boshnjakovski.
Heqja e gardhit ishte një nga premtimet e kryeministrit aktual Zoran Zaev në fushatën zgjedhore në 2016.
Gardhi ishte pjesë e projektit “Shkupit 2014”, të cilin ish-qeveria e kryesuar nga Nikola Gruevski filloi tetë vjet më parë.
Projekti përfshinte transformimin e kryeqytetit në objekte, monumente dhe statuja madhështore neoklasike.
I gjithë projekti u ndërmorr për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të krijuar një lidhje me Maqedoninë e lashtë.
“Gardhi u krijua gjatë trazirave të forta politike në vitin 2015 dhe praktikisht ka shërbyer për të mbajtur protestuesit anti-qeveritarë larg kompleksit të qeverisë”, tha AP.
Struktura e hekurit të hedhur kushton 700,000 euro.
Shtyllat e betonit nuk do të largohen tani, sepse, siç tha zëdhënësi, shpenzimet për largimin e tyre janë shumë të mëdha “dhe qeveria nuk ka ndërmend të shpenzojë para shtesë për të korrigjuar gabimet e qeverisë së mëparshme”. /tesheshi.com/