Është organizuar në Shkodrë protesta e rrallë, ajo në mbrojtje të një ish-shefi rendi në këtë këtë qytet, që paradoksalisht, edhe pse me një performancë të jashtëzakonmshme në luftën kundër krimit, njëherësh me një staturë të lartë morale, bie në pranga nën akuzën e abuzimit me një tender, kjo pasi më herët transferohet nga njeri i aksioneve të sukseshme në polic zyre, te salla operative e Policisë në Dibër, duke pritur pra telefonata denoncuese nga qytetarët.
Fjala është për Saimir Rrustemin, njeriun që sipas opinionit shkodran dhe gazetarëve të atyshëm, ka goditur rëndë figurat e krimit dhe kanabizimin në zonë.
“Lironi shef Saimirin”, shkruhej në pankartat që mbanin qytetarët protestues.
Ja ç’shkruan për rastin në fjalë specialisti i sigurisë Fabian Zhilla:
“Lufta kunder korrupsionit eshte per te goditur te korruptuarit dhe jo ata qe jane ne balle te saj. Ne Shkoder, nder te tjera qellon te arrestohet dhe nje ish-shef rendi i cili nje muaj me pare ishte degdisur te priste telefonat e publikut ne nje rreth tjeter. Cuditerisht ky ish-komisar vite me pare kishte drejtuar nje nder aksionet me te sukseshme te sekuestrimit te makinave te blinduara grupeve kriminale te Shkodres.
Pak muaj me pare do te drejtonte nje operacion te sukseshem ndaj kapjes se qindrave kg kanabis. Per kete rast kane reaguar edhe gazetaret e kronikes qe e njohin policine bajagi mire. Akuza e ngritur eshte per shperdorim detyre per nje tender 20 milion lekesh. Ata qe e njohin policine e dine mire qe ai qe korruptohet per miliona tenderash do ishte i cmendur ta bente ne koke te vet duke pasur parasysh strukturen hierarkike te policise dhe keta te korruptuarit jane me bordero ne organizatat kriminale. Madje ketyre te borderove ato te tenderave ju duken qindarka. Te shpresojme qe Gjykata e Shkodres do jete ne nivelin e kerkuar per ti kthyer dinjitetin asaj pjese te ndershme te policise. Ndryshe dhe ata pak police te ndershem nuk kane pse presin rradhen per ne qeli”. /tesheshi.com/