Ka përfunduar më një “hapy end” tentativa për të grabitur një Argjendari në Shkodër, jo për grabitësit por për pronaren, që arriti t`i neutralizonte. Sipas versionit të dhënë nga policia, dy të rinj, Ardit Kola dhe Edmond Ulka, kanë hyrë për të grabitur. Ia kanë arritur qëllimit, por deri në çastin kur e zonja e Argjendarisë, ka reaguar duke i neutralizuar.
Ky është ndër të rrallat raste kur një grua bëhet “burrë” dhe shpëton pronën e vet nga grabitësit.
Ndërsa nuk është i pari rast që në Shkodër tentohet të vidhen Argjendari. Madje, për Argjendarinë në fjalë, ky i ishte i dyti rast që tentohej të grabitej. /tesheshi.com/